Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se situata më Kosovës është tejet e komplikuar.
Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Prva, Vuçiç bëri një përmbledhje nga takimet që ka zhvilluar në New York me përfaqësuesit e fuqive të mëdha, ku ka pranuar haptas se vetëm Sergey Lavrov nga Rusia flet për integritetin territorial të Serbisë.

“Lufta taktike do të vazhdojë, e sa i përket strategjisë mund të flasim vetëm atëherë kur të kemi ndonjë marrëveshje e cila do të ishte vendimtare nga ana strategjike, e të gjitha çështjet tjera do të ishin lëvizje taktike”, ka shtuar presidenti serb.

Vuçiç ka pranuar se vendi i tij është larg arritjes së marrëveshjes me Kosovën, duke theksuar se bëhet fjalë për trurin e njerëzve – dëshirat e serbëve dhe shqiptarëve dhe atë nëse mund të kuptojnë këta dy popuj se çfarë e ardhme i pret.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: