Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Marko Gjuriç bazuar në marrëveshjen e arritur lidhur me vizitat zyrtare, 75 orë më parë kishte paralajmëruar vizitën në Kosovë.

Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri, Vuçiç i është drejtuar gazetarëve duke komentuar arrestimin e Gjuriç nga policia e Kosovës.

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për një provokim brutal që është bërë nga ana e Prishtinës zyrtare, që sipas tij ishte përkrahur nga vende tjera.

Kujtojmë se mbledhja e Këshillit për Siguri në Serbi ishte parashikuar të mbahej të mërkurën, ajo është mbajtur disa orë pas arrestimit të Gjuriç në pjesën veriore të Mitrovicës.

Po kështu Vuçiç në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriç, të cilin, ai e ka quajtur “rrëmbim”.
“Ata që morën pjesë në rrëmbimin e Gjuriç do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb