BEOGRAD- Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç i ka bërë thirrje BE-së që të thonë të vërtetën rreth negociatave në Bruksel, duke shtuar se Serbisë nuk i leverdis një rritje e tensioneve me Kosovën.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave serbe lidhur me tryezën e bisedimeve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiç tha se “rregullat e Brukselit ndryshojnë në 15 minuta”, dhe se pala shqiptare ka mbështetjen e BE-së.

“Është sikur kur luan një lojë të basketbolli në të cilën në çerekun e parë vlen ‘tresekondshi’, në të dytin nuk aplikohen hapat dhe në të tretin nuk vlejnë as faullët”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri serb tha se ndonëse i kishte marrë temat e diskutimit para takimit me kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, ato ishin ndryshuar më pas.

Ndër të tjera, Vuçiç tha se Prishtina akuzon serbët dhe i fyen ata, ndërsa shtoi se edhe gjatë negociatave “shkelin atë që është rënë dakord 15 minuta më parë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: