Pasi Serbia u mund bindshëm nga Zvicra, ku dy shqiptarë shënuan edhe golat, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç është shprehur se serbët janë trishtuar nga humbja e përfaqësueses së tyre në Botëror, ndërsa shtoi se qytetarët e tij nuk janë ofenduar askënd, saç bënë sipas tij shqiptarët.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cilësoi gjestet me shqiponjë nga ana e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, “provokimi i futbollistëve shqiptarë”, duke shtuar se duhet ta demotivojë Serbinë, shkruan Kuriri serb.
“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd, ata po. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, pohoi Vuçiç.
(ed.me/BalkanWeb)
Kosova dhe nafta ti shitet Serbise !!!
Rrofte Sali Sulltan Berisha !!
Provokim thone plehrat serbe…
per krimet qe keni bere kur do kerkoni falje?
Mir qe doni vetveten se ne bot nuk ju don askush