BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar sot rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila dënon thirrjet për luftë të të akuzuarit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, si dhe inkurajimet e tij për pretendime territoriale.

Rezoluta, e miratuar të enjten, po ashtu i bën thirrje Serbisë që të distancohet nga deklaratat e Sheshlit.

Kryeministri Vuçiç nga ana e tij e ka cilësuar fyes dhe shqetësues dokumentin në fjalë.

Sipas tij, nuk ekziston asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë autoritetet me Sheshelin.

Vuçiç ka qenë dikur aleat i afërt i Sheshelit.

Tribunali i Hagës e ka liruar këtë të fundit nga burgu javë më parë, për arsye shëndetësore.

Vuçiç po ashtu ka thënë se lirimi i Sheshelit nuk ka qenë vendim i Serbisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: