SERBI- Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për B92 ka pranuar se Serbia i ka ofruar informacionet e saj të para për Kumanovën.

Ai ka shtuar se roli i shërbimeve të tij ka qenë i rëndësishëm pasi, sipas tij, “shërbimi serb ka qenë ai që i ka dhënë informacionet e para për grupin e armatosur nga Kosova”.

Ndërkohë, presidenti serb Tomisllav Nikoliç, i cituar nga mediat italiane, ka fajësuar planin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe që daton prej vitit 1878, dhe shoqatën politiko-ushtarake për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, që kërkon krijimin e një territori të integruar në territoret e Maqedonisë, Serbisë, Malit Zi, Bullgarisë dhe Greqisë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: