Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalosi një flamur me simbolet e Serbisë dhe Rusisë gjatë një ndeshje futbolli të shtunën, sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Vuçiç dhe Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska morën pjesë në një ndeshje mes Zvicrës dhe Serbisë në qytetin serb të Leskovac.

Sipas një videoje të shpërndarë nga Dodik, të dy krerët, së bashku me zyrtarë të shumtë qeveritarë që ndoqën ndeshjen, u ngritën nga vendet e tyre ndërsa luhej himni kombëtar serb.

Pak çaste më pas, Dodik mori një flamur të Republikës Srpska, ndërsa Vuçiç, i cili ishte ulur pranë tij, ndoqi menjëherë shembullin, duke nxjerrë nga xhepi një flamur me një flamur serb dhe rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb