Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, të cilët shprehnin qartë se Masakra e Reçakut në Kosovë ishte një fabrikim dhe gënjeshtër.

Për këtë me anë të një postimi në “twitter”, Cakaj e ka krahasuar presidentin serb me Paul Joseph Goebbels, ky i fundit ministër i propagandës së Gjermanisë naziste.

Kreu i diplomacisë shqiptare, duke thënë se kjo është skandaloze, kërkoi nga aktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këto përbuzje që po iu bëhen viktimave të kësaj masakre.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviç tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet t’i dënojnë veprat e tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që i fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë!”, shkruan Cakaj.

  • foto galeri

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb