Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të kapitullojë, por do të marrë veten duke e rikuperuar stabilitetin financiar.

“E kemi shpëtuar Serbinë nga falimentimi njëherë. Nuk jemi afër falimentimit. Do të jemi një shtet i shëndetshëm, dhe financiarisht të rikuperuar. Do të mund të jemi një shtet që do t’i punësoj të gjithë qytetarët”, ka thënë Vuçiç, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se Serbia është në mesin e vendeve të para në Evropë për sa i përket deficitit fiskal, duke njoftuar se do të ketë edhe investime të reja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: