Kreu i shtetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk është mirë që takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por duhet ta bëjë këtë për të mirën e serbëve.

Ai ka folur për takimin që do të zhvillojë sot me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të BE-së që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Vuçiq ka thënë për TV Happy se është më mirë që të takohen, nëse sipas tij një gjë e tillë do t`ia shpëtonte kokën edhe të cilitdo serb në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Nuk është mirë as për mua e as për të që të takohemi, por duhet pasi kjo është puna ime, duhet ta bëj atë që nuk e bëjnë të tjerët”- ka thënë Vuçiç.

Kreu i shtetit serb njëherësh theksoi se ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjen e Beogradit “do të jetë me Thaçin, Junckerin, Mogherinin, Hahnin” në Sofje, sepse kjo është puna e tij, pavarësisht nëse i pëlqen kjo ose jo.

Vuçiç gjithashtu tha në këtë intervistë se ka arritur që pas 10 vjetësh ta kthejnë Serbinë “në lojë” sa i përket çështjes së Kosovës dhe që të flitet për kompromis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: