PEKIN

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai rus, Vladimir Putin do të takohen sot në Pekin. Sipas mediave serbe tema kryesore e diskutimit do të jetë Kosova.“Të gjitha letrat janë në tavolinë”, shkruan portali serb “Alo” .

Ndërkohë dhjetëra lider të vendeve të ndryshme të botës kanë arritur në Pekin për të marrë pjesë në forumin “Brezi dhe Rruga” që ka filluar më 25 prill dhe do të mbahet më 27 prill.

Vuçiç këtë mëngjes ishte takuar me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb