Në ditën kur FSK-ja u shndërruar në ushtri, Serbia ka shtuar masat e sigurisë përgjatë kufirit me Kosovën në veri dhe në jug.

Medie serbe njoftojnë se sot për “vizitë të jashtëzakonshme” te kufiri me Kosovën ku janë përqendruar forca të mëdha ushtarake e policore serbe, ka shkuar edhe kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili është komandant suprem i ushtrisë së Serbisë.

Me Vuçiçin janë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të kësaj ushtrie gjeneralkoloneli Milan Mojsiloviç dhe përgjegjës të lartë nga ushtria dhe policia e Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: