SERBI-Kryeministri serb, Alksandër Vuçiç, ka thënë se procesi gjyqësor ndaj Oliver Ivanoviç nuk ka përfunduar ende, pasi do të bëhen sërish përpjekje për pafajësinë e tij.

Sipas tij, vendimi për dënimin me 9 vjet burg ndaj Ivanoviçit, ngjason në një proces politik më shumë se sa në drejtësi, transmeton kp.

Ai premtoi se Qeveria e Serbisë do të bëjë çdo gjë që të ndihmojë Ivanoviçin dhe familjen e tij. Sipas tij, dikush u mundua ta shpërblejë palën shqiptare përmes këtij vendimi.

“Është e qartë se dikush u mundua të bëj koncesione më palën shqiptare, me idenë se ata duhet të marrin një lloj shpërblimi. Arsyeja për këtë shpërblim për mua mbetet e paqartë, pasi asnjë marrëveshje e 25 gushtit të vitit të kaluar nuk është përmbushur nga ata. Por, është një mësim se ne duhet të përpiqemi edhe më shumë”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkaq, pyetjeve se si do të ndikojë dënimi i Ivanoviçit në dialogun Prishtinë-Beograd, Vuçiç nuk iu është përgjigjur, duke thënë se dialogu do të zgjidhë çdo situatë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: