Deputeti i PD-së së Rithemelimit Ervin Salianji, ka reaguar sërish, pasi vula e PD-së i kaluar ish-kryeministrit Sali Berisha. Salianji i ka bërë thirrje grupit të Bashës se janë të mirëpritur në PD-në e Rithemelimit. Sipas Salianjit, demokratët e bashkuar do ta rrëzojnë qeverinë një orë e më shpejt.

“Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavaresisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt”, shprehet Salianji.

Ervin Salianji: Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje! Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.

Shumicat  dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria 🇦🇱 po. Duhet të bashkohemi, pavaresisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!

Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavaresisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb