Kreshnik Çollaku, deputet i PD-së, i rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, tha se është ligjvënës i PD-së dhe do të mbetet i tillë.

Çollaku tha se respekton vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili vendosi që vula dhe logo i përket grupimit të Rithemelimit të drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Gjithsesi Çollaku tha se do të diskutohen të gjitha opsionet dhe në fund do të vendoset.

“Nuk përjashtohet as opsioni i një partie të re, por thjesht ky është një opsion dhe do të diskutohet. kam qenë dhe mbetem deputet i PD-së”, tha Çollaku.

Deklarata e deputetit u bë pak përpara se të niste një mbledhje e thirrur nga Lulzim Basha me deputetët që e mbështesin dhe strukturat e asaj që njihej si PD zyrtare, deri para shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: