Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, nga studio e emisionit “Open” në News24 e konsideroi një fantazi dhe intrigë atë që thuhet se vendimi i Apelit për të njohur Sali Berishën si kryetar të PD-së, është një pakt apo në funksion të një pakti me Edi Ramën.

Noka tha se ka shumë teori konspirative që nuk qëndrojnë. “Ne nuk bëhemi pishman për amnistinë që miratuam në Kuvend. Amnistia ka pasur zero përfitues. Nuk ka dhe as do të ketë kurrë pazare. Sali Berisha nuk bën kurrë pazare, koha e pazareve përfundoi kur shkarkuam Lulzim Bashën nga kreu i PD-së.

Janë 105 mijë demokratë që kanë votuar dhe i qëndruan besnik logos. Hapi i parë do të jetë pikërisht të ftojmë këta demokratë dhe të bëhen pjesë.

Hapi i dytë është përballja me regjimin. Ne nuk do të jemi pjesë e Komisionit ad-hoc anti-korrupsion. Nuk do të marrim pjesë në një komision që quhet “komisioni i mirëqeverisjes”.

Kjo është qeveria më e korruptuar që kur është krijuar kombi, si mund të marrim pjesë në një komision që e quajnë anti-korrupsion”, tha Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: