Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, e konsideroi vendimin e Gjykatës së Apelit si fundin e një sage që synonte destrukturimin dhe asgjësimin e opozitës.

Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, Gjekmarkaj tha se PD është shtëpia e çdo demokrati. I pyetur nëse në PD ka vend edhe për Lulzim Bashën, Gjekmarkaj u shpreh se ka vend për të gjithë ata që luftojnë kundër një regjimi.

“Padyshim është një pikë kthese, merr fund saga e diversionit dhe destrukturimit të opozitës dhe agjesimin e saj.

Përshëndes gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe kthyen flamurin e PD atje ku i takonte, te demokratët, deputetët, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në seli kishim një takim miqësor, informal. Ka entuziazëm dhe vetëbesim për të filluar nga nesër betejën me qeverinë, për të kthyer PD-në sa më shpejt në pushtet, ashtu siç e meritojnë demokratët.

Osman Stafa: A do të ketë ftesë për grupin e Lulzim Bashës?
Gjekmarkaj: 
Kam dëgjuar kolegët që thonë se presim vendimet e institucioneve, pres të bashkohen me PD. PD është shtëpia e demokratëve. Kryetari ynë është Sali Berisha. Të na bashkohen të gjithë ata që duan të luftojnë Edi Ramën, regjimin dhe narkoshtetin”, tha Gjekmarkaj.

Osman Stafa: Sa do të ndikojë në 2025 non grata amerikane e Sali Berishës?
Gjekmarkaj: Në pushtet do vijë PD, vota e qytyetarëve, vullneti i tyre për ndryshim. Kush do të jetë kandidati për kryeministër? Nëse demokratët do votojnë Berishën, pse jo…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: