Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për vulën e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se kanë kaluar 30 ditë nga afati për zbardhjen e vendimit të marrë më 11 qershor, ndërsa shtoi se po zvarritet kjo çështje e po vonohet çelja e rrugës për rekursin e vendimit në Gjykatën e Lartë.

Basha shtoi se në rast se nuk do të zbardhet deri në fund të javës, do të merren masat e nevojshme duke iu drejtuar instancave më të larta.

“30 ditë kanë kaluar nga afati për zbardhjen e vendimit, po zvarritet zbardhja, nëse deri në fund të javës nuk do të zbardhet që të hapet rruga për rekursin, do t’i drejtohemi KLGJ, ILGJ dh SPAK”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: