Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, vlerësoi se Kosova dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Serbisë. Vulin ka thënë se Kosova po dëshiron një përgjigje ushtarake nga Serbia dhe pastaj t’i thonë NATO’s që të ndërhyjë ndaj tyre.

Sipas tij NATO do ta ndëshkonte Serbinë për Kosovën me një konflikt ushtarak. “Cili është qëllimi i tyre? Ata duan që Serbia të japë një përgjigje ushtarake dhe pastaj të shkojnë tek aleatët e tyre të NATO-s dhe të thotë: ‘Të lutem na mbroni!’ Ky është qëllimi i tyre, kështu që NATO do të ndëshkonte Serbinë për ta. Ata e dinë se nuk mund të fillojnë vetëm një konflikt ushtarak, por ata duan që NATO të bëjë atë në vend të kësaj”, tha Vulin për mediat ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: