SERBI- Ministri serb për Punë dhe për Çështje lufte dhe Sociale, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot në Bujanoc se Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të Kosovës, shkruan “koha.net”.

Vulin ka thënë se vendet që s’e kanë njohur Kosovën kanë presion, por, siç ka thënë, ai ka marrë konfirmime nga kryeministri grek Aleksis Tzipras se ky nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.

“Unë kam biseduar me kryeministrin e Qeverisë greke z. Tzipras dhe ai më ka konfirmuar se qëndrimi i Greqisë nuk do të ndryshojë, Kosova, sa i përket Greqisë, mbetet pjesë e Serbisë”, ka thënë Vulin.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: