Vullkani Kilauea në Hawaii , një nga vullkanet më aktivë në botë, shpërtheu herët të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS) .
USGS raportoi se shpërthimi filloi rreth orës 2:20 të mëngjesit me orën lokale, me aktivitetin vullkanik që vazhdoi gjatë gjithë ditës.
“Nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm për jetën apo infrastrukturën njerëzore, por shkalla e emetimit të gazeve vullkanike ishte shumë e lartë”, shtoi USGS.
Autoritetet po monitorojnë nga afër vullkanin.
(A.A/BalkanWeb)