KOSOVE
Vullnet Krasniqi zgjodhi të mos e shikonte videon e deklaratës së bërë nga Stresi në Big Talk kundër tij. Mirëpo, Xheneta vendosi ta shikonte, duke ulur plot 10 mijë euro nga çmimi i madh.
Kjo gjë e ka nervozuar shumë Vullnetin, i cili iu kthye ashpër banores dhe u shpreh se as nuk do që ta shikojë më Xhenetën me sy.
“Me mua e ke kryer, as s’dua të di kurrgjë për ty e as për ekzistencën tënde. Mos më fol! Xhenetë, mos më fol më! Nuk dua të të dëgjoj”, u shpreh Vullneti.
Vullneti zgjodhi të mos e dëgjonte deklaratën e Stresit i cili shpërtheu fuqishëm kundër komunitetit LGBT, pasi Vullneti pranoi hapur orientimin e tij seksual.