TIRANE

Pasi futi në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor me famë botërore, Edlir Reka ka zbuluar të vërtetën e pabesueshme.

Edhe pse u demaskua publikisht në rrjete sociale, ku u cilësua edhe si një mashtrues, 20-vjeçari nga Berati është shfaqur në një tjetër televizion këtë herë për të zbuluar arsyen e vërtetë pse u bë pjesë e botës së televizionit.

Reka, nuk është as një i ri i etur për famë, siç u cilësua nga shumë prej nesh, pasi e vërteta u bë publike, por një i infiltruar i emisionit satirik “Bypas Show” në Vizion Plus.

Pasi u shfaq në emision, ai zbuloi që ka qenë pjesë e një skenari dhe një i ‘infiltruar’ për të kuptuar nivelin e gazetarisë në Shqipëri. Sa e besueshme është kjo deklaratë gjykojeni vetë.

Edlir Reka
Edlir Reka

“Gazetaria bazohej vetëm tek fjalët e një 20-vjeçari që po aktronte dhe nuk verifikuan asgjë. Ku është gabimi ynë këtu? Asgjëkundi. Përsëri i shtruan publikut shqiptar një tryezë me ushqim të kalbur. Vetëm gënjeshtër pas gënjeshtre. Unë dhe stafi i Bypass Show ia arritëm qëllimit! Kryeministri Edi Rama tha: Jeni një kazan mediatik. U vërtetua”, shprehet ai.

Reagimi i plotë
Shkova unë?! Jo! Më ftuan?! Po! Mashtrova?!Jo! Aktrova?!Po! Pse?!
Ishte viti i kaluar kur unë mora guximin që të bëja këtë gjë. Bypass Show në Vizion Plus më sugjeruan që të isha i infiltruari i tyre, duke u treguar të tjerëve nga Instragrami im, se isha një artist me famë botërore. Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur. Ku është gabimi këtu? Gjithsesi, pse e bëm këtë gjë? Stafi i By Pass e bëri për të treguar se sa përtok është gazetaria shqiptare. E arritën që ta tregonim këtë gjë? Po! Çfarë më bën mua? Mashtrues! ‘U demaskova’, nga ata që ne si staf të Bypass po demaskonim. Unë aktrova, atë që më ishte caktuar. Dhe e arrita. Gazetaria bazohej vetëm tek fjalët e një 20-vjeçari që po aktronte dhe nuk verifikuan asgjë. Ku është gabimi ynë këtu? Asgjëkundi. Përsëri i shtruan publikut shqiptar një tryezë me ushqim të kalbur. Vetëm gënjeshtër pas gënjeshtre. Unë dhe stafi i Bypass Shoë ia arritëm qëllimit!. Kryeministri Edi Rama tha: Jeni një kazan mediatik. U vërtetua.

Të njëjtin argument dha edhe moderatori i ‘By pass shoë” Agim Bajko, në puntanën e radhës të emisionit të tij, për të cilin tha se ishte i gjithçka një skenar i përgatitur dhe i mirëmenduar. Por a është edhe kjo një lojë, apo cikli i të infiltruarëve mbyllet këtu .. mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb