Prodhuesi gjerman i automjeteve ”Volkswagen” (VW) njoftoi se planifikon të prodhojë në 10 vitet e ardhshme 22 milionë makina elektrike dhe të ulë emetimet e dyoksidit të karbonit me 30 për qind.

Ky është një plan ambicioz, pasi VW vitin e kaluar prodhoi më pak se 50 000 automjete, të cilat kanë vetëm bateritë.

Kompania është orientuar tek automjetet elektrike për t’u përshtatur me kufizimet e reja të emetimet të dyoksid karbonit në Europë dhe presionit të Kinës që kërkon automjete me emetim të vogël.

Kompania njoftoi gjithashtu se fitimi operativ i markës kryesore ”Volkswagen” ka rënë në 3,2 miliardë euro nga 3,3 miliardë vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb