Kyle Walker pritet të mësojë skuadrën e tij të re. Vetëm pak ditë, pasi tekniku i Cityt Pep Gurdiola deklaroi se kapiteni i skuadrës kishte vendosur të largohej nga skuadra, menjëherë mediat kanë nisur të hedhin hipoteza të ndryshme se cila do të jetë e ardhmja e anësorit anglez.
Megjithatë për t’i ardhur në ndihmë zgjidhjes së kësaj enigme, ka qenë tabloidi i njohur britanik “The Sun” ai që ka theksuar se Milano mund të jetë destinacioni i radhës për Kyle Walker. Kjo pasi gruaja e tij Annie Kilner do të ishte e gatshme të rifillonte nga e para raportin me Walker, në kryeqytetin botëror të Modës në Milano, me dyshen që vetëm pak muaj më parë ishin në qendër të një skandali, aq sa u përfol se marrëdhënia mes tyre kishte përfunduar.
Tashmë ngelet vetëm për të kuptuar nëse skuadra e radhës për Kyle Walker do të jetë Milan apo Inter, me dy milanezët që do të mirëprisnin ardhjen e një futbollisti me shumë eksperiencë si anglezi.