KOSOVE-Gazeta prestigjioze amerikane Wall Street Journal ka botuar një intervistë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi. Në këtë intervistë Thaçi është cilësuar si njeriu “njeriu më i fuqishëm në Kosovë”. “Në bisedë me WSJ, Thaçi ka thënë se dialogu i ardhshëm me Serbinë duhet të ketë angazhim të drejtpërdrejtë të shefes së diplomacisë evropiane Frederika Mogerini, nëse dëshirohet të ketë sukses”-shkruan Indeksonline. “Që të arrihet pajtimi në mes dy armiqve të kaluar, Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë punën në marrëveshjen e re në vitin e ri”-ka deklaruar Thaçi. “Unë kuptoj se Mogerini ka një axhendë të gjerë, por Ballkani duhet të jetë prioritet i BE-së, pasi që është në oborr të BE-së”, ka deklaruar Thaçi pas takimit me Komisioneren Mogerini. “Nëse dëshirojmë sukses, ajo duhet të jetë në dhomë, në takimet e nivelit të lartë. Ajo duhet të udhëheqë bisedat”, citohet të ketë thënë Thaçi.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb