SHBA- Çfarë do që të bëni, mos u sëmurni në këto vende. Me këtë titull gazeta “Washington Post” prezanton një hartë në të cilën ndodhet edhe Shqipëria ku vizitoret këshillohen që të mendohen dy herë para se ta vizitojnë. Sipas Agjencisë International SOS, të cilës i referohet Washington Post, përllogariten rreziqet që paraqet sistemi shëndetësor në bazë të nivelit të kërcënimit të sëmundjeve infektive, të higjienës, shpeshtësinë e aksidenteve dhe në disponueshmërinë e cilësinë e infrastrukturës lokale shëndetësore.
Shumica e Evropës lindore, megjithatë, mund të përbëjnë një rrezik të mesëm, apo edhe një rrezik të lartë siç është rasti në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri (high), Kosovë dhe Maqedoni. Bjellorusi, Moldavi, dhe e Ukraina e rrënuar nga lufta të cilat janë klasifikuar në të njëjtën kategori.
Çuditërisht, Greqia është konsideruar si një nga destinacionet më të sigurta për udhëtarët, pavarësisht nga një rënie 40 për qind të buxheteve të spitaleve publike në 2011 dhe mungesave të kohëpaskohshme në furnizime mjekësore në 2013.
Sipas organizatës, Afrika është më e prekura nga mungesa e kujdesit mjekësor dhe furnizimet për të huajt në nevojë. Rreth gjysma e kombeve të kontinentit janë të klasifikuara si në një “rrezik ekstrem”, veçanërisht ato në Afrikën Perëndimore të cilat janë goditur nga virusi Ebola. Të vetmet vende që janë konsideruar një “rrezik i mesëm” për udhëtarët ishin Maroku, Tunizia dhe Afrika e Jugut.


 


(m.k/BalkanWeb)


Etiketa: