Zëvendësdrejtori i agjencisë amerikane FBI, Andrew McCabe, planifikon të dalë në pension në fillim të vitit të ardhshëm, pas më tepër se një vit nga kritikat e republikanëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe presidenti Donald Trump, ka raportuar dje e përditshmja Washington Post.


Agjencia FBI ka refuzuar të bëjë komente. Republikanët në kongres e kanë akuzuar zotin McCabe se anonte kundër Trumpit.


Republikani Chuck Grasley, kryesues i Komitetit të drejtësisë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, më herët këtë javë u tha gazetarëve se do të dëshironte ta shihte zotin McCabe jashtë FBI-së.


McCabe ka shërbyer si ushtrues i detyrës së drejtorit të agjencisë FBI, pasi Trump e shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në muajin maj.

Gazeta Washington Post ka raportuar se McCabe planifikon të pensionohet pas fillimit të muajit mars të vitit të ardhshëm, kur ai i plotëson kushtet për pension të plotë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb