Gazeta prestigjoze amerikane “Washington Post” ka publikuar sot një artikull lidhur me zhvillimet e djeshme në Tiranë, pas propozimit të ri të SHBA-BE për reformën në drejtësi. Sipas kësaj gazete, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri, për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian”.

Një ditë më parë, Partia Demokratike ka refuzuar propozimin e fundit të zyrtares së lartë amerikane, Victoria Nuland, e cila erdhi në fundjavë në Tiranë, duke u shprehur se ndërkombëtarët nuk duhet ta bëjnë vetingun, por ta monitorojnë atë.

“Nëse paketa e reformës në drejtësi nuk miratohet më 21 korrik, mund të fundoset qeveria, mund të vonojë reformën për një vit dhe mund të shkaktojë zgjedhje të reja. Në fund të fundit, dështimi do të rezultojë me refuzimin e anëtarësimit në BE”, shkruan Uashington Post.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: