Hakerat që depërtuan në rrjetet e bizneseve të kompanive amerikane të energjisë dhe bërthamore javët e fundit, punonin për qeverinë ruse, sipas një artikulli në gazetën “The Washington Post”.


Gazeta njoftoi të shtunën në mbrëmje se zyrtarë të paidentifikuar të qeverisë amerikane konfirmuan sehakerat po punonin për qeverinë ruse, shkruan VOA.


Zyrtarët i thanë gazetës “The Washington Post” se motivi nuk është i qartë, duke pasur parasysh se operacionet e kompanive të prekurra nuk ishin ndërprerë.


Megjithatë një zyrtar amerikan tha se i shihte sulmet kibernetike si “një përpjekje gjurmimi” për të identifikuar se si mund të depërtohej në kompani. “Kështu veprojnë të gjithë ata që duan të shkaktojnë dëm me sulmet kibernetike”, tha zyrtari.

Sulmet ndaj sistemeve administrative dhe të biznesit të kompanive ishin konfirmuar javën e kaluar, kur Departamenti i Energjisë tha se po ndihmonte firmat që të mbroheshin nga ndërhyrjet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb