Të paktën një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë dy të sulmeve me armë në Washington.


E para ka ndodhur në Columbia Heights, në pjesën veri-perëndimore të qytetit, e dyta ka ndodhur në veri-lindje të kësaj zone dhe akoma nuk dihet nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.


Rrugët, me një rreze 3 km nga Shtëpia e Bardhë janë bllokuar.


Sipas asaj që raporton policia, të shtënat që kanë ndodhur në një kompleks banesash në zonën e Columbia Heights kanë shkaktuar një viktimë, një burrë, dhe 5 të plagosur, mes të cilëve një grua.
Policia është në kërkim të dy burrave të armatosur me pushkë.

Ndërsa nga një tjetër sulm me armë, në pjesën veri-lindore po të kësaj zone, janë plagosur edhe 3 të tjerë. Policia për momentin nuk di të thotë nëse të dy rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën, sipas asaj që raporton Washington Post.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb