‘Water Go Round’ është emri i tragetit të parë me hidrogjen që do të hyjë në funksion në fund të ketij viti, në Gjirin e San Franciskos, në Kaliforni.


Katamarani 21 metra i gjatë, do të mbajë 84 pasagjerë deri në 22 nyje shpejtësi, me një autonomi dy-ditore.


Gjithashtu, do të ketë një bateri prej 100 kilovat për të plotësuar hidrogjenin. Projekti u përgatit nga Golden Gate Zero Emission Marine, një furnizues i sistemeve të energjisë së pastër për automjetet detare dhe nga Bordi i Rezervave të Kalifornisë në Kaliforni, një agjenci shtetërore kundër ndotjes.


Kompania Red & White do të menaxhojë katamaranin në Gjirin e San Francisco.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb