Barazimi i fundit kundër Sunderlandit nuk i ka pëlqyer shumë trajnerit te Arsenalit, Arsene Wenger. Trajneri francez, ka thënë se skuadra e tij nuk u tregua inteligjente në fazën e sulmit, ani pse dominimi ishte në anën e Arsenalit.

Pas këtij barazimi Arsenali i ka humbur gjasat për pozitën e dytë, por Wenger është i kënaqur edhe më pozitën e tretë. “Ne e dominuam ndeshjen, por nuk ishim efikas në sulm. Ishim të lodhur dhe nuk ishim të gatshëm të shënojmë golin e fitores”.

“Jemi në pozicion të mirë për ta mbaruar sezonin në vendin e tretë”, tha Wenger.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: