Zinedine Zidane vazhdon të shkaktojë spekulime për një rol të mundshëm trajneri te Manchester United. Dhe francezi i tij i njohur, Arsene Wenger, beson se ai duhet të marrë një post në Premier League. Fituesi i Kupës së Botës është aktualisht pa punë, që kur u largua nga drejtimi i Real Madridit, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Role të ndryshme janë diskutuar për Zidane, gjatë mungesës së tij në trajning, teksa kjo figurë ikonike ka ende kërkesa të larta. Është sugjeruar se ai mund të drejtojë në “Old Trafford”, nëse Manchester United e humbet durimin me Jose Mourinho.

Ish-trajneri i Arsenalit për 22 vite, Arsene Wenger, do të dëshironte ta shihte Zidane duke drejtuar në Angli. Ai tha për “beIN Sports”: “Po, pse jo? Nëse do të punojë në majë të futbollit, duhet të drejtojë në Angli ditët e sotme. Por, ka shumë pasiguri me “Brexit”. Ngrihen pikëpyetje nëse do të vazhdojë dominimi financiar i Premier League.

Ne do ta mësojmë këtë së shpejti. Anglia është vendi i vetëm me gjashtë klube, që mund të luftojnë për të fituar kampionatin. Në të gjitha vendet e tjera europiane, në fund të fundit mund të thuash në dhjetor se kush do ta fitojë titullin. Madje, ka disa vende, si Franca, ku mund të thuash që në shtator se cili do të shpallet kampion”.

Ndërsa i kërkoi Zidane që të merrte në konsideratë opsionet e drejtimit në Premier League, Wenger pranon se ish-lojtari i njohur ka një vendim të vështirë për të marrë. Duke u parë tashmë nën dritën më të ndritshme të asaj që bëri te Real Madridi, çdo rol tjetër në këtë pikë të karrierës do të shihej si një hap prapa, shkruan telesport.

“Ai është në një pozicion shumë të vështirë, ka qenë në klubin më të madh në botë. Pra, tani mund të shkojë vetëm në klubin e dytë më të madh në botë, – shtoi Wenger. – Kjo do të thotë se është përpara diçkaje të tillë: ose të shkojë diku për një projekt afatgjatë, të përfshihet në ndërtimin e një klubi; ose të shkojë menjëherë në një ekip, që mund të konkurrojë direkt, që mund të fitojë sërish Ligën e Kampionëve. Kjo zgjedhje nuk do të jetë e lehtë për të, personalisht. Në rastin e tij, unë do të shikoja një aspekt tjetër të punës”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: