WhatsApp tha ditën e Mërkure se ka adresuar një problem sigurie në platformë i cili mund të përdorej nga hakerat për të hyrë në aplikacion gjatë një video thirrjeje.

Lajmi vjen një javë pasi ZDnet dhe The Register raportuan ekzistencën e tij. Dy publikimet thanë se problemi u gjet në Gusht dhe ishte prezent tek telefonët Android dhe iPhone por adresimi i tij u bë vetëm në Tetor.

WhatsApp përdoret nga mese 1.2 miliard njerëz në mbarë botën dhe është mjeti kryesor i komunikimit për shumë biznese.

Shërbimi u ble nga Facebook në 2014-ën për 19 miliardë dollarë. Problemi u zbulua nga Projekti Zero i Google.

Megjithatë ky nuk është skandali i parë i sigurisë që Facebook përballet. Pak ditë më parë u zbulua një hakim i 50 milion llogarive, raporton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: