Disa hakera kanë instaluar në distancë një softëare mbikëqyrjeje në telefona dhe në pajisje që përdorin aplikacionin Whatsapp. Ky aplikacion, i cili është në pronësi të Facebook, ka bërë të ditur se hakerat kanë sulmuar në mënyrë selektive disa përdorues dhe janë drejtuar nga një aktor i avancuar kibernetik.

Sulmi u krye nga një firmë izraelite e sigurisë “NSO Group”. “Sulmi i ka të gjitha shenjat dalluese të një kompanie private, që thuhet se punon me qeveritë”, tha kompania WhatsApp. Grupi NSO është një kompani izraelite që është përmendur edhe më parë si një “tregtar i armëve kibernetike”.

Ky grup tha përmes një deklarate se “teknologjia e NSO së është e licencuar për agjencitë qeveritare, për qëllimin e vetëm të luftimit të krimit dhe terrorit”. Të hënë Whatsapp i bëri thirrje të gjithë përdoruesve të saj të përditësojnë aplikacionin si masë sigurie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb