Autori i dy golave dhe njeriu që surprizoi të gjithë më paraqitjen e tij ndaj Barcelonës, Georginio Wijnaldum, ka thënë se Liverpooli kishte besuar tek përbysje përkundër mosbesimit të tifozëve. Wijnaldum  u fut në pjesën e dytë duke shënuar dy gola shumë të rëndësishëm.

“Është e pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjë, kishim besim se mund t’i shënonim katër gola në shtëpi dhe të fitonim 4-0. Mendoj se njerëzit jashtë klubit nuk kanë menduar se mund t’ia dilnim, por ne kemi treguar se gjithçka është e mundur. Isha vërtet i nevrikosur me trajnerin dhe doja t’i tregoja se çfarë mund të bëja”, ka thënë Wijnaldum pas ndeshjes.

Djemtë e Klopp shkatërruan me rezultatin 4-0 Barcelonën duke siguruar një biletë për në finalen e Madridit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb