Ambasada e Ekuadorit në Londër po përgatitet të dëbojë themeluesin e Wikileaks, Julian Asange dhe duket se ka arritur në një marrëveshje me Britaninë e Madhe për arrestimin e tij.
Lajmin e bën të ditur Wikileaks duke cituar disa burime të niveleve të larta.
Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno, së fundmi e ka akuzuar vazhdimisht Asange që ka shkelur rregullat e azilit në ambasadë.
Një funksionar i lartë i qeverisë së Ekuadorit ka bërë me dije që deri tani nuk është marrë asnjë vendim.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka marrë nënshtetësinë ekuadoriane. Ai prej gati 6 vitesh, jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër.