Themeluesi i Wikileaks, Julian Asange, do të qëndrojë në burg edhe pas skadimit të dënimit me 50 javë që po bën, sepse një lirim i tij mund të sjellë një arratisje të rrezikshme.

Kështu kanë vendosur dje gjyqtarët e Westminister, një vendim i publikuar nga The Guardian. Asange është në pritje për tu ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për hakerim, pas vendimit të ministrit të brendshëm Sajid Javid që ka firmosur kërkesën në qershorin e shkuar.

Themeluesi i Wikileaks, duhet të dalë nga burgu i Belmarsh, në 22 shtator, por ai do të qëndrojë në burg në pritje të ekstradimit.
Dy seanca dëgjimore, një në 11 tetor dhe një tjetër në 21 tetor, do t’i paraprijnë asaj përfundimtare në Shkurt të 2020.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: