Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, i cili ndodhet i strehuar prej disa kohësh në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që prej 2012, duket se ka arritur të marrë shtetësinë e Vendin amerikano-jugor.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, edhe pse kjo gjë nuk është konfirmuar apo mohuar nga qeveria e Quito.
Vetë Assage ka e ka shtuar misterin e kësaj situate, duke publikuar në Twiter një foto të tijën, teksa mban një bluzë të kombëtares së futbollit ekuadorian.

E përditshmja El Universo ka bërë me dije që Assange disponon një kartë identiteti ekuadoriane tashmë dhe ka marrë një pasaportë në 21 dhjetor. Ekzistenca e një karte identiteti është konfirmuar edhe nga konsullata në website e Regjistrit civil dhe të Shërbimit të Brendshëm të Ekuadorit.

Burime nga Regjistri Civil kanë bërë të ditur për gazetën që vetëm ministria e Brendshme mund të qartësojë zyrtarisht rrethanat.

Ky dikaster tha në një komunikatë për shtyp, pasi përmblodhi të gjithë çështjet gjyqësore të Assange, që qeveria ‘nuk do ti përgjigjet thashethemeve dhe as informacioneve të pavërteta për këtë çështje’.

Vetëm të martën u tha që qeveria po shqyrton mundësinë për të gjetur një ‘ndërmjetësim’ për të zgjidhur situatën e Assange, i cili është strehuar në ambasadën ekuadoriane në Londër në 2012. Një situatë e quajtur e paqartë nga ministrja e Jashtme e Quito, Maria Fernanda Espinoza.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: