MAQEDONI

WIKIPEDIA nga sot si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik ka renditur dhe gjuhën shqipe. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare gjatë ditës së djeshme në Maqedoni.

Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shqiptarët në Maqedoni dhe jashtë saj, është votimi i  Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve , për t’i dhënë gjuhës shqipe statusin e një gjuhe zyrtare në shkallë republike.

Gjuha shqipe në Maqedoni deri tani, gëzonte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku ajo tejkalonte 20 për qind të popullsisë, por jo edhe në gjithë territorin e saj.

Wikipedia

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: