Will Smith kujtoi takimin e vetëm, me Pepën e grupit “Salt-N-Pepa”. Duke folur në podcastin ‘Class of ’88’, ai përshkroi takimin e tyre në fund të viteve ’80, duke pranuar se ishte “i tmerruar”.
Aktori ka shpjeguar se ishte “i fiksuar” me këngëtaren prej vitesh, por asnjëherë nuk pati rastin të afrohej me të, pasi ajo ishte vazhdimisht në një lidhje me dikë tjetër.
“Në një moment, ne të dy ishim në Los Angeles, kështu që mendova të bëja lëvizjen time. Kjo vajzë ishte e veçantë dhe doja t’i bëja përshtypje. Ndaj mora me qira një Mercedes të bardhë kabrio”, tha ai.
Will Smith Says ‘Most Terrified’ He’s Ever Been Was on His ‘One and Only Date’ with Pepa of Salt-N-Pepa https://t.co/JYNWRM9Na7
— People (@people) December 29, 2023
Ai më pas shtoi: “Plani im ishte ta çoja në Kodrat e Hollivudit me makinë dhe të shihja perëndimin e diellit”.
Më pas ai deklaroi se po mundohej të dukej “rehat”, por brenda tij ishte i tmerruar nëse më në fund do të arrinte ta “fitonte”.
Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk përparoi, ata patën kontakte shumë të mira dhe respekt të ndërsjellë.