BRITANI E MADHE

Stili i jetës së dukëve të Cambridge William dhe Kate është ndryshe nga ai i atyre të Sussex, Harryit dhe Meghan. Princi William, bashkëshortja e tij Catherine dhe tre fëmijët e tyre kanë zgjedhur të udhëtojnë me një avion loe cost për pushimet e tyre, duke i dhënë kështu një leksion vëllait të tij, Princit Harry dhe bashkëshortes, Meghan, që u përballën me një lum kritikash për përdorimin e avionëve privatë.

Duka dhe dukesha e Cambridge , bashkë me fëmijët, zgjodhën një kompani ekonomike, FlyBe, për një fluturim nga Anglinë lindore, deri në Aberdeen, në brigjet lindore të Skocisë.

Ata shkuan në rezidencën verore të mbretëreshës Elisabeth, në kështjellën balmoral. Udhëtimi i tyre është si i gjithë familjeve normale dhe kushtoi 73 paund ose rreth 80 euro.

“Jemi të kënaqur të presim dukën dhe dukeshën e Cambridge dhe familjen e tyre në bordin e njërit prej avionëve tanë, sërish, këtë radhë, ndërsa ata udhëtojnë drejt Aberdeen me partnerin tonë Eastern Airways, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ndërsa duka dhe dukesha e Sussex u përballën me kritika pasi përdorën avionët privatë për të fluturuar në jug të Francës dhe Ibiza, në dy udhëtime të kryera brenda pak ditësh. Aktivistët i akuzuan ata për hipokrizi, duke thënë se veprimet e Harrit dhe Meganit, binin ndesh me qëndrimet e tyre publike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb