Princi i Uellsit i ka uruar ditëlindjen gruas së tij, Kate, pasi ajo mbush 43 vjeç.
“Për gruan dhe nënën më të pabesueshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme”, shkroi William në një mesazh të postuar në rrjetet sociale. “George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.”
Princesha u është rikthyer detyrave mbretërore pas trajtimit të kimioterapisë, si pasojë e diagnostikimit me kancer vitin e kaluar.
Kensington Palace postoi mesazhin personal të shkruar nga William së bashku me një foto të papublikuar më parë të Kate, të realizuar nga fotografi Matt Porteous në Windsor verën e kaluar.
To the most incredible wife and mother. The strength you’ve shown over the last year has been remarkable. George, Charlotte, Louis and I are so proud of you. Happy Birthday, Catherine. We love you. W pic.twitter.com/VIW5v2aKlu
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) January 9, 2025
Fotoja bardh e zi tregon princeshën të buzëqeshur, e veshur me xhinse, një këmishë të bardhë dhe një shall.
Edhe familja mbretërore i uroi asaj ditëlindjen.
Llogaria zyrtare e monarkisë ndau një mesazh në X duke thënë: “Gëzuar ditëlindjen për Princeshën e Uellsit!” së bashku me një emoji për tortën e ditëlindjes.
Postimi kishte gjithashtu një foto të Kate duke mbledhur lule nga dashamirës ndërsa shkonte në kishë në Sandringham në ditën e Krishtlindjes.
Kjo ishte hera e fundit që Princi dhe Princesha e Uellsit u panë së bashku në publik.
Mësohet se Katerina po feston ditëlindjen në shtëpinë e saj në Windsor, me William-in dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.