Braziliani Willian ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos, por futbollisti me 99% të mundësive nuk do të lëvizë nga Chelsea, kjo pas largimit të Antonio Conte-s.

30-vjeçari, i kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe Manchester United, ka treguar se ishte shumë e vështirë për të punuar me italianin dhe për këtë arsye nëse ai do qëndronte, atëherë do të ishte ai që do largohej nga ‘blutë’.

Braziliani, i cili ishte titullar në ndeshjen e parë të kampionatit për sezonin e ri, shkurt për mediat britanike ka deklaruar: “A do të isha akoma këtu nëse Conte do të vazhdonte të trajnonte? Asnjë shans. Jo.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb