Duke qenë se shanset e Bayern Munchen që të sigurojë shërbimet e Florian Wirtz-it janë të vogla, bavarezët po mendojnë për një tjetër alternativë. Bëhet fjalë për Xavi Simons, i cili luan te Leipzig, por kartoni i tij zotërohet nga PSG.
Këtë të enjte Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, vlerësoi në maksimum Simons. “Xavi Simons është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai i tregoi Leipzigut se mund të bënte diferencën”- tha Eberl.
(J.S/BalkanWeb)