TIRANE
Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi një workshop me temë “Advokacia e Konkurrencës” ku morën pjesë gazetarë nga media të ndryshme.
Gjatë këtij workshopi, u paraqit roli i Autoritetit të Konkurrencës në sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg.
Denar Biba, kryetari i Autoritetit të Konkurrencës dha eksperiencën e tij mbi rëndësinë e mbrojtjes së konkurrencës së drejtë.
Workshopi u zhvillua në formën e një diskutimi interaktiv, ku përfaqësuesit e Autoritetit iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, duke ofruar sqarime dhe detaje të rëndësishme mbi veprimtarinë e institucionit dhe ndikimin e tij në tregun vendas.