SPANJE – Lionel Messi shtoi në CV e tij një tjetër rekord, atë të golashënuesit më të mirë në historinë e Champions League. “Jam I lumtur pasi është diçka shumë e bukur të arrish një rekord të tillë në një kompeticion kaq të rëndësishëm sa Champions League, por në fund rëndësi kishin tre pikët. Duam të vazhdojmë kështu e të arrijmë objektivat tanë” – u shpreh Messi në përfundim të ndeshjes kundër Apoelit.

“Ajo që realisht më intereson është që golat e mi të shërbejnë për të arritur në Berlin”. Në një koment rreth rekordit të Messit u ndal edhe fantazisti Xavi Hernandez: “Messi është gjithnjë në vendin e duhur, është e jashtëzakonshme të kesh në skuadër lojtarin më të mirë të të gjithë kohërave. Messi më kujton Raul, ka të njëjtën sjellje, është një bishë, një kafshë që dëshiron gjithnjë më shumë dhe nuk kënaqet kurrë”. E ardhmja e tij? “Tek Barcelona është i lumtur, është mirë, ndihet si në shtëpi dhe argëtohet”, – u shpreh Xavi në një intervistë për “AS”

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: