TIRANË

“Festo me Forcat e Armatosura”, ka qenë aktiviteti i organizuar sot në pedonalen e Tiranës në 74-vjetorin e Çlirimit të vendit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ngriti lartë Luftën Nacional Çlirimtare për çlirimin e vendit dhe tha se vendi ynë u rreshtua në anën e duhur të historisë. Ajo gjithashtu vlerësoi Forcat e Armatosura dhe ushtarakët shqiptarë, duke i quajtur rojet e lirisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam i emocionuar nga fjalimi i Alteas. Është e jashtëzakonshme që dikush në këtë moshë mund ta shprehë kaq bukur e kaq qartë pse vajzat dhe djemtë në uniformë bëjnë atë shërbim.
Sot është momenti që na bën të gjithëve krenarë për atë që gjyshërit dhe baballarët tanë bërë 74 vite më parë. 74 vite më parë kur akoma nuk ishte shuar aroma e barutit, një tjetër qytet do të gdhihej i lirë, Shkodra duke vulosur çlirimin. Kjo datë, është një nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë. Vendi ynë pati meritën për rreshtimin antifashist. Lufta jonë që solli lirinë e vendit mund të konsiderohet si pasaporta europiane e vendit tonë, një event i shënuar. Kemi nderimin ta përkujtojmë këtë moment historik. Jemi krenarë dhe përulemi me respekt para veprës dhe kujtimit të atyre shqiptarëve patriotë, pjesa më e madhe të rinj e të reja.
Historia do iu jetë mirënjohës dhe do ketë një vend nderi. 29 nëntori është dhe një ditë kujtese që na ndihmon të mos harrojmë se çfarë është liria. Na kujton detyrimet e secilit prej nesh që liria të mos cenohet”, deklaroi Xhaçka.

Ministrja tha se 74 vite pas çlirimit përjetojmë një situatë krejt ndryshe. “Na gjen të rreshtuar krah forcave të NATO-s. Këta djem dhe vajza me uniformë janë rojet e lirisë së vendit tonë, janë pasues dhe bartës të vlerave më të mira morale.
Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta e veprimtaria e këtyre djemve e vajzave. Por ajo që bëjnë ata në realitet është e pamundur të ekspozohet në këtë hapësirë. FA-të krenaria dhe garancia e sigurisë së vendit tonë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb