Ministrja në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka shprehu tronditje për tërmetin që goditi Marokun.

“Të tronditur nga tragjedia e shkaktuar nga tërmeti shkatërrimtar në Marok. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të lënduarit”, shkroi Xhaçka nv një reagim në Twitter.

Një tërmet i fortë, me magnitudë 7 të shkallës Rihter, goditi mbëmjen e djeshme rajonin e Marrakech, Marok, duke shkaktuar 632 të vdekur dhe 322 të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: